Kledi Kadiu, mbyll konkurimin në Tokio

Në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” garoi notari shqiptar Kledi Kadiu, në bateritë e garës së 100 metrave stil i lirë. Notari i Shqipërisë,  nuk arriti të avancojë dot në gjysmëfinalet e kësaj gare, duke u klasifikuar në vendin e 52-të mes 71 notarëve në garë.

Në gjysmëfinale shkuan 16 kohët më të mira. Kledi Kadiu garoi në baterinë e tretë, ku u klasifikua i pesti mes 8 notarëve, me kohën 51”65. Për pasojë, ai nuk arriti dot të avancojë më tej, duke u eliminuar nga konkurrimi olimpik.

Në Olimpiadë do të garojë edhe notarja Nikol Merizaj, më 30 korrik, në disiplinën 50 metra, stil i lirë.

LEXO EDHE:

Back to top button