Kondiroli, i dyti në baterinë eliminatore

Notari 18 vjeçar i Kosovës, Olt Kondiroli,  është pozicionuar i dyti me kohën më të mirë në grupin e tij. Debutuesi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, në sportin e notit në disiplinën 100 metra stil i lirë, u ndal në vendin e dytë në grupin e tij, duke regjistruar kohën prej 54.33 sekonda.

Kohën më të mirë se Kondirolli e pati vetëm notari nga Nepali, Aleksander Shah, i cili regjistroi kohën prej 53.41 sekonda.

Në disiplinën e notit 100 metra stil i lirë, nga nëntë grupe sa janë, drejt gjysmëfinaleve kualifikohen vetëm 16 notarët me kohën më të mire.

LEXO EDHE:

Back to top button