Klinika e fëmijëve përballet me mungesë infermierësh

Klinika e fëmijëve përballet me mungesë infermierësh

Gazetare: Melihate Rustemi

Klinika e fëmijëve në Shkup për momentin po përballet me mungesë infermierësh pavarësisht 14 punësimeve të reja që u realizuan para nisjes së procesit zgjedhor. Gjithashtu, drejtuesit e këtij institucioni në një takim me gazetarët thanë se mungesë tashmë ka edhe te stafi administrativ të cilët ngjashëm me punonjësit shëndetësor po largohen jashtë vendit. Sipas drejtores, Valentina Cvejoska Çollakovska Klinika e fëmijëve nuk ka mungesë mjekësh duke aluduar te mjekët specializant.

“Në tre mujorin e fundit dy profesorë shkuan në pension. Edhe dy të tjera pritet të shkojnë në pension në tre mujorin e ardhshëm. Ky është një proces dinamik. Për momentin kemi mjaftueshëm mjek, kemi një grup të madh të mjekëve që janë në specializim. Gjatë fundit të vitit të kaluar kemi pranuar 14 infermiere, para se të nis procesi zgjedhor. Sigurisht, kur të përfundoj procesi sërish do të bëjmë kërkesë për punësime të reja për staf mjekësor me shkollim të mesëm dhe atij administrativ”, tha Valentina Cvejoska Çollakovska, drejtore e Klinikës së fëmijëve.

Gjithashtu, drejtuesit e Klinikës bën të ditur se kur bëhet fjalë për sëmundjen e rrallë fibrozë cistike është siguruar ilaçi “Trikafta” për fëmijët mbi 12 vjeç. Madje, kjo terapi thanë se është siguruar deri në fund të vitit 2024.

“E rëndësishme është se të gjithë pacientët mbi 12 vjeç që kanë të drejtë të marrin këtë terapi do ta marrin gjatë muajit prill. Nuk janë 110, ata janë 67 pacientë, të gjithë do të marrin. Tash janë përfshirë gjysma e pacientëve mirëpo shumë shpejt, pas furnizimit me këtë ilaç do të përfshihen të gjithë pacientët dhe numri i përgjithshëm i pacientëve do të ketë terapi deri në fund të këtij viti”, u shpreh Sinkron: Valentina Cvejoska Çollakovska, drejtore e Klinikës së fëmijëve.

Nga 1 janari e deri më sot në Maqedoni janë regjistruar 410 raste me pertusis dhe vetëm gjashtë prej tyre janë trajtuar në Klinikën për fëmijë. Ata që kanë marrë trajtim spitalor janë kryesisht foshnja. Për momentin po edhe gjatë ditëve të fundit në këtë klinikë nuk ka të shtruar fëmijë me pertusis ose simptoma të ngjashme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button