Klinika “Nënë Tereza” së shpejti me garazhë në kate

Klinika “Nënë Tereza” së shpejti me garazhë në kate

Gazetare: Linda Ebibi

“Prej shumë vitesh në kompleksin Nënë Tereza mbizotëron kaosi për shkak të mungesës së parkingjeve. Në drejtim të zgjidhjes Qeveria vendosi nisjen e procedurave për ndërtimin e garazheve montuese shumëkatëshe me partneritet publiko privat”, raporton gazetarja e Alsat, Linda Ebibi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari  nuk dha detaje rreth kostos dhe se kur do të nisë ndërtimi, por, tha se shumë shpejt dikasteri i tij do të nisë procedurat e nevojshme.

“Unë kisha dashur të ju informojë se mbrëmë qeveria mori vendim që të formohet komision për ta bërë shpalljen  për parkingjet këtu në qendrën klinike  dhe besoj se ministria së shpejti do t’i ndërmerr hapat e duhura që sa më shpejt të kemi parkingje më shumë në  qendrën klinike. Për detajet rreth kësaj, unë mundem me një preskonferencë të veçantë të tregojë tamam çdo detaj të shpalljes”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Mungesën e parkingjeve qytetarët e kanë pasur përditshmëri në klinikën Nënë Tereza ndërsa zgjidhja për këtë çështje ka qenë premtim i të gjithë ministrave  të shëndetësisë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button