Klipers revanshohet ndaj Lejkersit, Oklahoma vazhdon kryesimin në Lindje

Skuadra e Los Anxhelos Klipers tregoi forcën në ndeshjen derbi ndaj Lekersit, duke fituar sfidnë me rezultat 127-116. Takim në përgjithësi i ekuilibruar, e ku te Lejkersi u ndje mungesa e LeBron Xhejmsit. Më i miri për Klippersat ishte Kavhi Leonard, që realizoi një “triple double”, me 25 pikë, 11 kërcme dhe 10 asiste, mbështetur nga Xhejms Harden me 23 pikë.

Fiton edhe ekipi kampion i Denverit, që mundi 114-109 Indiana Pejsers jashtë fushe. Edhe Nikola Jokiç realizoi një “triple double”, me 31 pikë, 13 kërcime e 10 asiste, mbështetur edhe nga Marrej po me 31 pikë. Nju Jork, falë 60 piklëve të dyshes Randle-Brunson, mundi 108-103 Bruklinin.

Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit ngjitet Oklahoma Siti, që fitoi në sekondat e fundit 111-109 ndaj Portland. Aleksander Shai me 33 pikë e 10 asiste, ishte lider për vendasit. Fitore të thellë arrin Nju Orlins, që mundi 153-124 Juta Xhazin, ndeshje ku diferencën në fushë e MekKollum, autor i 33 pikëve.

NBA-Rezultatet

Indiana – Denver, 109-114

Bruklin – Nju Jork, 103-108

Nju Orlins – Juta Xhaz, 153-124

Oklahoma – Portland, 111-109

Klipers – Lejkers, 127-116

LEXO EDHE:

Back to top button