Pendarovski: Obstruksionet ndaj Qeverisë teknike, pasoja juridike

Pendarovski: Obstruksionet ndaj Qeverisë teknike, pasoja juridike

Gazetar: Adrian Kerimi

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë intervistës në Alsat deklaroi se mos propozimi i emrave për ministra nga ana e opozitës maqedonase për të qenë pjesë e Qeverisë teknike, apo mos votimi i tyre nga shumica parlamentare do të ngjallë krizë politike. Kreu i shtetit bëri thirrje që interesat partiake të lihen anësh dhe të mos komplikohen proceset që zhvillohen gjatë formatit teknik të organit ekzekutiv.

“Të mos i lodhim qytetarët me analiza të panevojshme dhe zënka politike. Ditët në vijim ta bëjmë atë dhe të hyjmë në periudhën zgjedhore, që të gjitha institucionet të funksionojnë pa problem. Ndryshe, ka interpretime ligjore, që thonë se nëse opozita nuk hyn fare në një qeveri teknike, dhe e dini për disa gjëra, p.sh. në financa, kërkohet nënshkrimi i lidhur i ministrit dhe i zv/ministrit shtesë”, tha Stevo Pendarovski, President.
I pyetur për vlerat Evropiane të BDI-së kryesisht pas incidenteve të fundit, Pendarovski tha se në aspektin e përcaktimit strategjik partia e Ali Ahmetit mbështet integrimin e vendit, por nga ana tjetër nuk është në nivelin e progresit, përkatësisht nuk është në anën e sundimit të ligjit.

“Nëse më pyesni nëse BDI tregon sjellje evropiane për sa i përket kushtit kyç, që është vendosur në Bruksel që të vazhdojmë negociatat me konferencën e dytë, bullgarët në kushtetutë, këto ndryshime politike, ata nuk kanë pasur dilemë, nga ky aspekt, po, nga aspekti i këtyre të tjerëve që janë dobësi, jo vetëm BDI, por edhe partitë e tjera politike që bëjnë qeverinë, nuk janë në nivelin e progres- raportin e Komisionit Evropian, raporti i fundit thotë se këtu nuk ka përparim”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Kreu i shtetit foli edhe mbi përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve duke deklaruar se dispozitat ligjore janë të qarta dhe se anëtari i takon partisë opozitare dhe se këtë mendim ndajnë edhe përfaqësitë diplomatike në vend./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button