Skuadra e Klipers fitoi 114-104 ndaj Lejkers në derbin e Los Anxhelosit. Një ndeshje e ekuilibruar, por kolektivteti i Klipers bëri diferencën (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë). Për Lejkersin, dyshja Donçiç-LeBron realizoi 55 pikë, por që s’mjaftuan.
San Antonio konsolidon vendin e dytë në perëndim, duke fituar 126-119 në fushën e Juta Xhazit. Foks me 31 pikë ishte shënuesi më i mirë për Spurs.
Fiton edhe skuadra e Denverit, që falë 35 pikëve të Uatsonit, mundi 107-97 Uashingtonin.
Zhgënjen Golden Stejt, që u mund 123-115 nga Dallasi. Kerri realizoi 38 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për teksanët u dallua Marshall me 30 pikë.
Humbet edhe Majami, që u ndal 127-110 nga Portland (Sharp me 27 pikë më i miri për vendasit).
NBA-Rezultatet
Orlando – Sharlot, 97-124
Filadelfia – Hjuston, 128-122
Uashington – Denver, 97-107
Dallas – Golden Stejt, 123-115
Minnesota – Çikago, 115-120
Juta Xhazz – San Antonio, 119-126
Klipers – Lejkers, 112-104
Portland – Majami, 127-110








