Klivlend Kavalirs trondit Majamin dhe kalon në gjysmëfinale

Klivlend Kavalirs është gjysmëfinalisti i dytë në NBA, pas Oklahomës, pasi që tronditën Majamin duke i mposhtur me 4-0 në fitore. Në përballjen e katër, Klivlendi mundi rivalët e saj me rezultat të thellë 138:83, që është një diferencë e pabesueshme prej 55 pikësh.

Diferenca totale gjatë gjithë serisë ishte 122 pikë dhe është seria më bindëse në historinë e Play-Off-eve të NBA-së. Kujtojmë se rekordi i mëparshëm mbahej nga Lejkers në vitin 1986, kur e përfunduan serinë me një diferencë prej +109 pikësh në katër ndeshje.

Shumë më emocionuese ishte ndeshja midis Golden Stejtit dhe Hjustonit, ku vendasit festuan pas dramës me rezultatin 109:106 dhe kështu morën epërsinë 3-1 në seri. Mysafirët madje kryesuan në pjesën e parë, por periudha e tretë brilante e Golden Stejtit ishte vendimtare, në të cilën ata e përmbysën avantazhin dhe arritën ta ruanin atë deri në fund.

LEXO EDHE:

Back to top button