“Po qëndroj në stolin e Juves edhe kur jam i shëndetshëm”

Mesfushori brazilian Daglas Luis, përmes një postimi në rrjetet sociale ka nxjerrë dufin e mosaktivizimit të shpeshtë me Juventus.

“E pranoj që dëmtimet më kanë penguar. Por sa kohë qëndrova në stol isha i shëndetshëm. Dhe kanë qenë shumë ndeshje të tilla. Këto lëndime nuk ishin normale. Nuk erdha këtu vetëm për të postuar foto dhe dua që gjërat të jenë ndryshe. Erdha këtu me një qëllim. Dëgjova zemrën time. Tani dua që të më përgjigjeni: pse një transferim si unë nuk ka luajtur dy ndeshje radhazi me këtë fanellë?”, thotë braziliani.

Më tej, Douglas Luis sqaron.

“Sapo kisha pasur një nga sezonet më të mira të karrierës sime, një nga mesfushorët më të mirë në Premier Ligë. Nuk kam qenë kurrë një lojtar i lënduar. Do të vazhdoj të bëj gjithçka për këtë klub, edhe nëse ndonjëherë është e vështirë. Nuk është e lehtë, por mund të mbështeteni tek unë”, tha Daglas Luis.

LEXO EDHE:

Back to top button