Klivlendi vijon marshimin në Lindje, triumfojnë Denveri e Feniksi

Klivlendi mbron kreun e renditjes në NBA, pas fitores 115-105 ndaj Uashingtonit. Sfidë e komanduar nga Kavalirs, ku kolektiviteti mbetet arma më e fortë, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Garland me 24 pikë më i miri).

Zhgënjen sërish ekipi i Lejkersit, që u mund 97-87 nga Minesota. Enthoni Eduards me 23 pikë u dallua për vendasit.

Fitore të thellë korri ekipi i Denverit, që mundi 120-98 LA Klipers, sfidë ku realizuan të gjithë lojtarët e Nagetsit.

Në sekondat e fundit fiton ekipi i San Antonio, që mundi 118-116 Portland falë 28 pikëve të Uenbanjamas.

Feniksi mundi 134-126 Juta Xhaz, ku dyshja Buker-Durant realizoi 64 pikë. Ndërsa Indiana mundi 121-107 Filadelfinë falë 32 pikëve të Halibarton.

NBA-Rezultatet

Klvlend – Uashington, 115-105

Filadelfia – Indiana, 107-121

Çikago – Sharlot, 109-95

Memfis – Bruklin, 135-119

Minesota – Lejkers, 97-87

Denveri – LA Klipers, 120-98

Juta Xhaz – Feniks, 126-134

Portlandi – San Antonio, 116-118

LEXO EDHE:

Back to top button