Klop i bindur: Borusia Dortmund do të fitojë titullin në Bundesligë

Jurgen Klop është i bindur se Borusia Dortmund do të fitoj Bundesligën këtë edicion. Trajneri gjerman s’e ka fshehur se është ende fans i madh i ish-skuadrës së tij.

“Ndoshta nuk është sekret që unë dua që BVB të jetë kampione. Dhe unë besoj fuqishëm në këtë. Ajo që përjetohet atje njëherë nuk harrohet asnjëherë. Me trofeun rreth Borsigplatz, ky është ende një nga momentet kryesore të karrierës sime. Besoj fuqishëm se do të jenë kampion. Mundësia është kaq e madhe dhe ata do e përdorin këtë. Do t’i mbaj gishtat të kryqëzuar para televizorit në Liverpull për ta pritur këtë moment” ka thënë Klop për “BILD”./Indeksonline

LEXO EDHE:

Back to top button