Klop: Kemi një sulmues të frikshëm, por nuk luan në dy ndeshje

Trajneri Jyrgen Klop, në prag të ndeshjes që “The Reds” do të luajnë ndaj Lesterit në Premier Ligë, ka thurur lavde për blerjen e re, sulmuesin holandez Kodi Gakpo.

“Është një lojtar vërtet shumë i fortë. Reparti sulmues për ne është mjaft interesant. Është i ri në moshë dhe ka shumë potencial. Ka cilësi që i ka treguar edhe në Holandë, ndaj e konsideroj një lojtar shumë interesant”, tha Klopp.

 

“Për këtë arsye ishim interesuar për të, për ta patur në skuadër dhe jam i lumtur që arritëm ta sjellim këtu. Ju garantoj se gjithçka do të shkojë mirë, ndaj prisni dhje do të shihni”, tha Klopp, që foli edhe për mundësinë e aktivizimit të tij me fanellën e Liverpullit.

 

Gakpo nuk do të luajë ndaj Lesterit, pasi kontrata e tij hyn në fuqi në janar, por vështirë që holandezi të luajë edhe ndaj Brentford, më 2 janar.

“Nuk mendoj se ka ndonjë shans që ai të luajë ndaj Brentford, pasi ka shumë burokraci që duhen plotësuar këto dy ditë. Gjithsesi, nuk dua të nxitoj për ta aktivizuar. Besoj se do të luajë ndaj Vulverhemptoniy”, tha Klop.

LEXO EDHE:

Back to top button