Klop: Messi, futbollisti më i madh në jetën time

Jurgen Klop e ka cilësuar Lionel Mesin si lojtarin më të madh të jetës së tij dhe ka shpjeguar pse ishte i lumtur që shihte Argjentinën duke fituar Kupën e Botës.

Trajneri i Liverpullit ishte i mahnitur nga jetëgjatësia e Mesit në nivelin më të lartë, duke sugjeruar se mosha e tij duhet t’i bëjë njerëzit të mendojnë dy herë kur një futbollist ka kaluar më të mirën e tij dhe zbuloi se shikimi i ikonës duke ngritur Kupën e Botës i solli atij gëzim të madh.

 

“Argjentina e meritonte dhe kur e pa skuadrën dhe vendin duke festuar, atëherë ndoshta goditi vendin e duhur në momente të vështira. Jam shumë i lumtur për ta, ata pritën për një kohë të gjatë”, tha fillimisht gjermani.

 

“Futbollisti më i madh në jetën time, Lionel Mesi, mënyra se si ai luan futboll në këtë moshë duhet të na japë të gjithëve një sugjerim se sa kohë mund të performojnë futbollistët në nivelin më të lartë. Nuk duhet t’i mbyllim librat shumë herët. Ishte një gëzim për ta parë atë”, përfundoi ai.

 

Kujtojmë që Messi gjithashtu u dekorua me çmimin lojtari më i mirë në turneun e Botërorit në Katar.

LEXO EDHE:

Back to top button