Klopp: Kam ndërruar mendim për VAR-in

Menaxheri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka pranuar se ka ndërruar mendimin e tij që kishte për VAR-in, pas një nate zhgënjyese në Danimarkë.

“Të Kuqtë” barazuan 1:1 me Midtjylland në Grupin D, ku Mohamed Salah shënoi golin më të shpejtë për Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, 55 sekonda pas fillimit të ndeshjes, dhe po ashtu theu rekordin e Steven Gerrard për më së shumti gola në Ligën e Kampionëve, kështu duke shënuar 22 gola.

Por me vendimet e shumta nga VAR-i gjatë lojës, Jurgen Klopp në një deklaratë për media u ankua dhe theksoi që ka ndërruar mendim sa i përket platformës së VAR-it.

“Morri shumë kohë. Mendoj që në fund i pash të gjitha vendimet nga VAR-i dhe ato ishin në rregull por ishte shumë e vështirë. Morri kohë diku 3-4 minuta dhe ishte shumë ftohtë, lojtarët kishin të ftohtë”, tha Klopp

“Unë kam qenë ndër ata që e kanë përkrahur VAR-in, dhe në atë kohë mendoja që është një ide e mirë. Nuk jam i sigurt nëse do ta thosha të njëjtë gjë tani. Por tani e kemi në mesin tonë, është vonë”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button