Klorur vinil, nga Ohisi dërgohet në Gjermani

Materiali shpërthyes i lëngshëm dhe helmues klorur vinil, më në fund është zhvendosur nga rrethi i OHIS-it. Ai u transportua në Gjermani ku do të shkatërrohet. Siç njoftuan nga Ministria e Ekologjisë, me këtë e gjithë procedura për heqjen e këtij materiali nga OHIS-i ka përfunduar plotësisht. Cisterna e klorur vinilit u ngarkua në një kamion javën e kaluar dhe arriti në Gjermani të martën. Publiku në Maqedoni mësoi për materialin e rrezikshëm në OHIS, kur nëntorin e kaluar kishte një shpërthim të një tubi me ujë të ndotur nga pastrimi i një cisterne, ku ishte deponuar materiali i rrezikshëm më parë. Atëherë aksidenti u vërejt nga banorët e kësaj zone të Shkupit të cilët u ankuan për probleme shëndetësore.

LEXO EDHE:

Back to top button