Klose zbuloi se ishte pran kthimit në Bundesligë në vitin 2015

Miroslav Klose zbuloi së fundi një histori transferimi që me siguri do të kishte ndryshuar historinë e fundit të Lazios. Ishte viti 2015 dhe ish-sulmuesi gjerman kishte veshur fanellën bardhekaltër. Nga Gjermania, Borusia Dortmund ishte përpjekur të nënshkruante me të, pasi i duhej një rezervë për Aubamejang.

Duke folur për “Amazon Prime Video”, Klose shpjegoi se si shkuan gjërat dhe pse kthimi i tij në atdhe nuk u realizua kurrë.

“Do të kisha dashur të luaja në Dortmund. Fola me Tomas Tushel kur Borusia Dortmund u përpoq të nënshkruante me mua në 2015, por asgjë nuk u bë për arsye familjare,” tha mes tjerash Klose.

Ai e kaloi periudhën e fundit të karrierës me fanellën bardhekaltër, përpara se të tërhiqej në vitin 2016. Vendin e tij në qendër të sulmit të Lazios e zuri Çiro Immobile, në kërkim të shpagimit pas eksperiencave zhgënjyese jashtë Italisë.

LEXO EDHE:

Back to top button