Klubet e Premier Ligës përgatisin ofertat për ylln e Real Madridit

Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin francez Eduardo Kamavinga, me një çmim të vlerësuar rreth 70 milionë euro. Vera e vitit 2026 pritet të jetë shumë e ngarkuar për drejtuesit e klubit madrilen, për shkak të interesimit serioz që po vjen nga Premier Liga.

Arsenali dhe Liverpulli e shohin Kamavingën si një përforcim kyç, ndërsa lojtari mund të kërkojë një rol më të rëndësishëm jashtë Madridit. Kjo lëvizje e mundshme lidhet me strategjinë financiare dhe sportive të Real Madridit, i cili synon të balancojë buxhetin përpara afrimeve të mëdha.

Sipas mediave, klubi madrilen synon të gjenerojë fonde për të transferuar një mesfushor më kreativ dhe organizator. Emra si Enzo Fernandez dhe Vitinja përmenden si objektiva potencialë për t’i dhënë më shumë vizion loje ekipit.

E ardhmja e tij pritet të vendoset në fund të sezonit, por gjithnjë e më shumë po duket se largimi nga Madridi është një skenar realist.

LEXO EDHE:

Back to top button