Klubi austriak shkarkon ish yllin gjerman pas 9 muajsh

Mbyllet brenda pak muajsh përvoja e parë si trajner e Miroslav Kloses. Ish-sulmuesi i famshëm i Gjermanisë është shkarkuar nga skuadra austriake “Altah”.

Një vendim surprizë pas barazimit të marrë në javën e fundit skuadrës kryeusese “Red Bull Salzburg”. Me sa duket, drejtuesit kanë vendosur të përfitojnë nga pauza për të gjetur një alternativë të besueshme për rolin e trajnerit. “Altah” aktualisht zë vendin e fundit me vetëm 17 pikë të grumbulluara në 22 ndeshje: 4 fitore, 5 barazime e 13 humbje.

“Gjatë analizave tona, ne arritëm në përfundimin se ekipit i duhet një moment i ri për të arritur sigurinë”, tha drejtori sportiv, Georg Festetiks.

Para se të merrte drejtimin e “Altah”-ut, verën e kaluar, Klose punoi te Bajerni i Munihut si ndihmës i trajnerit aktual të kombëtares, Hansi Flik.

LEXO EDHE:

Back to top button