Klubi gjerman kërkon 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Fisnik Asllani, është gati për të hedhur një hap të madh në karrierën e tij, teksa së fundmi raportohet se klubi i Hofenheim kërkuar plot 50 milionë euro për kartonin e tij.

Sipas ekspertit të merkatos Ekrem Konur, interesimi për Asllanin po rritet, me Bajern Mynih që ka kontrolluar së fundmi situatën e tij dhe kushtet e mundshme të një transferimi.

Përveç gjigantëve bavarezë, edhe dy klube nga Premier Ligë po e monitorojnë nga afër sulmuesin. E ardhmja e Asllanit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së ardhshme, teksa Hofenheim ka vendosur një barrierë të qartë financiare për çdo klub të interesuar.

LEXO EDHE:

Back to top button