Kush është lojtari i tretë i Bajernit që pritet t’i vendoset klauzolë largimi?

Klauzolat e largimit janë të rralla mes yjeve të Bajernit. Përveç Kejnit dhe Musialas, tani duket se Upamekano mund të bëhet lojtari i tretë i bavarezëve që merr një të tillë.

Sipas raporteve, francezi dëshiron mundësinë për të lënë Bajernin për 65 milionë euro nëse nënshkruan një kontratë të re. Kjo duket se do të jetë një lehtësim që Bajerni është i gatshëm t’ia bëjë lojtarit pas bisedimeve të mëtejshme.

Raporti vazhdon duke thënë se të dyja palët ende nuk kanë rënë dakord se kur mund të aktivizohet klauzola në kontratën e re. Kampi i Upamekanos kërkon që opsioni të vlej nga vera e vitit 2027. Kjo është pritur me pak entuziazëm te Bajerni.

Megjithatë, duke qenë se negociatat mbi detajet përfundimtare kanë bërë pak përparim, klubi raportohet se po konsideron të pranoj kërkesën e 27-vjeçarit.

LEXO EDHE:

Back to top button