KM “Liria” me 3 mundës në Botërorin e seniorëve në Tiranë

Ekspedita e Klubit të Mundjes “Liria”, e përbërë nga mundësit Besir Alili, Fati Vejseli dhe Rexhep Hajdari, do të marë pjesë në Botërorin e seniorëve, në kategoritë jo olimpike, i cili fillon të marten në Tiranë.

Një kampionat që rikthehet të mbahet pas 8 vitesh mungesë. Rreth 300 mundës do të jenë në Tiranë, duke garuar në 12 pesha në stilin e lirë, në stilin greko-roman dhe për femra.

Besir Alili do të garojë në katëgorinë deri më 61 kg, Fati Vejseli te ajo deri më 70 kg dhe Rexhep Hajdari do të konkurojë në kategorinë deri më 90 kg.

Në këtë event nuk do të mungojnë yjet e mundjes botërore si ish-kampionë olimpikë si Jordan Burougs, Dejvid Tajllor, Abdulrashid Sadulaev dhe Kinjo Risako. Botërori për peshat jo olimpike do të vijojë deri më datë 31 tetor në sallën “Feti Borova”.

LEXO EDHE:

Back to top button