Koalat, në listën e specieve të rrezikuara

Ndërsa Koalat janë shtuar në listën e specieve të rrezikuara në Australi, vetëdijesimi i publikut se si t’i mbrojë ato është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Kopshti zoologjik Taronga në Sidnei po përpiqet t’i mësojë vizitorët se si të sillen me koalat. Parku i ndërtuar posaçërisht i lejon vizitorët të shohin kafshët. Ata madje mund të kalojnë natën në ambientet e kopshtit. Fokusi është në respektimin e koalave, që vizitorët të mësojnë për gjendjen e tyre të vështirë dhe si t’i mbrojnë koalat. Ato më parë konsideroheshin vetëm ‘të cenueshëm’. Fondacioni Australian Koala vlerësoi se kishte midis 32 mijë dhe 57 mijë koala të mbetura në natyrë në të gjithë Australinë në vitin 2021, 30 për qind më pak nga vetëm tre vjet më parë. Sëmundjet, fatkeqësitë natyrore si zjarret 2019-2020 ose vala e zgjatur e të nxehtit kanë ndikuar në zhdukjen e koalës vitet e fundit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button