“Koalicionet”, Mickoski zgjati dorën për të gjitha partitë opozitare

Koalicioni parazgjedhor ASH-AAA dhe VMRO-DPMNE mbetet i palëkundur edhe në rrethin e dytë. Partia e Hristijan Mickoskit paralajmëron mbështetje ndaj kandidatëve të opozitës shqiptare në Çair, Dibër dhe Gostivar dhe gjitha komunat ku është në balotazh.

https://www.youtube.com/watch?v=VKzApAEY9Vs

Aty ku ka kandidatë për kryetarë të komunave në rreth të dytë nga koalicioni ASH-AAA nuk kemi dilemë se do të qëndrojmë tërësisht pas tyre si në Çair, Dibër, Gostivar dhe vende tjera – tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski shtriu dorën e bashkëpunimit ndaj të gjitha partive opozitare, përfshi edhe partinë “E Majta”. Ai theksoi se për këtë ka një qëllim të përbashkët.

Zgjas dorën për opozitë të unifikuar sepse këtë e kërkon populli nga këto zgjedhje. Maqedonia ka të ardhme. Maqedonia patjetër të fitojë, jemi në hap, të gjithë së bashku të bëjmë punë të mëdha. E ardhmja duhet të vij tani. Të gjithë të bashkuar për një qëllim – u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski shtoi se në komunat ku partia e tij apo partnerët e koalicionit nuk shkojnë në balotazh, do të vendos ditëve në vijim nëse do të rreshtohet kundër kandidatëve të LSDM-së. Opozita shqiptare shkon në balotazh në 7 komuna: Gostivar, Strugë, Dibër, Çair, Bogovinë, Tearcë dhe Vrapçishtë. Ndërkohë partia “E Majta” e cila gjithashtu ka siguruar numër të votave që mund të ndryshojnë rezultatin në disa komuna shqiptare, thanë shkurt se akoma është herët për t’u pozicionuar për njërin ose tjetrin kandidat.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button