Koalicioni VLEN ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj incidentit të ndodhur në Kumanovë, ku është lënduar dr. Zekrija Shaini. Në deklaratën zyrtare, VLEN shpreh keqardhje të madhe për ngjarjen dhe dënon fuqishëm çdo formë të dhunës.
“Si koalicion, dënojmë ashpër çdo akt dhune dhe bëjmë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe respektim të institucioneve kompetente që duhet ta zbardhin plotësisht rastin,” thuhet në reagimin e tyre.
VLEN thekson se dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë veprime që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Koalicioni u bën thirrje organeve hetuese që sa më shpejt të zbulojnë motivet dhe autorët e këtij akti, duke paralajmëruar se raste të tilla nuk duhet të keqpërdoren për qëllime politike.








