Kobe Bryant do festonte ditëlindjen, e shoqja i dedikon urimin prekës


Basketbollisti i njohur, Kobe Bryant, i cili u nda tragjikisht nga jeta në janar të këtij viti pas një aksidenti me helikopter, do të festonte ditëlindjen e tij. Bashkëshortja e tij Vanessa ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë prekëse për ditëlindjen e tij.

K“Për të dashurin tim – Gëzuar ditëlindjen. Të dua dhe më shumë më shumë nga sa mund ta them. Do doja që ti dhe Gigi të ishit këtu. Do doja të të gatuaja ushqimin tënd të preferuar, ose të të bëja tortën e ditëlindjes bashkë me Gigin. Më mungojnë përqafimet e tua të mëdha, puthjet, buzëqeshja dhe e qeshura me zë. Ndihem e vrarë shpirtërisht aq sa dua të qaj. Buzëqesh vetëm për hir të vajzave. S`jam unë më e fortë, më të forta janë ato. Do doja të zgjohesha një ditë nga ky ankth dhe t`i surprizoja vajzat tona duke të rikthyer në shtëpi ty dhe Gigi-n. Më vjen çmendurisht keq që nuk isha unë në vendin tuaj, të ikja unë e para. Gjithmonë kam dashur të iki e para e për egoizëm të mos isha unë ajo që do vuaja kaq shumë ndarjen nga ju”, shkruan Vanessa.

Në atë udhëtim të shkurtër, pranë Kobe ishte edhe vajza e tij Gigi e cila gjithashtu u nda nga jeta. Vanessa jeton me tre vajzat e tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button