Koçoska: Problemi i çmimeve të larta nuk zgjidhet vetëm me ngrirjen e çmimeve
Koçoska: Problemi i çmimeve të larta nuk zgjidhet vetëm me ngrirjen e çmimeve

Problemi i çmimeve të larta e sidomos të produktet bujqësore në tregje nuk zgjidhet vetëm me ngrirjen e çmimeve në një muaj dhe duke marrë një vendim të qeverisë. Kështu deklaroi ministrja e financave Gordana Dimitrieska Koçoska sipas së cilës duhet që të shqyrtohet çështja e problemit se si arritën çmimet aq të larta të produkteve bujqësore kur u harxhuan aq shumë para për subvencione. Ajo tha se Ministria e Bujqësisë tashmë është në procedurë për ndryshimin e metodologjive se si ndahen subvencionet.
“Thelbësore është të analizohen se cilat çmime janë rritur, ku është problemi më i madh? Çmimet tek pazaret e gjelbra. Edhe në këtë moment kur qytetaret punojnë dhe përgatisin turshitë këtu është efekti më i madh, dhe këtu është problemi. Kjo është pyetje komplekse e cila nuk zgjidhet me ngrirjen e çmimeve në një muaj dhe me vendim të qeverisë. Si arritëm në çmime aq të larta të produkteve bujqësore, problemi i parë është që gjithnjë më pak prodhojmë. Sa subvencione harxhojmë. Sa u harxhuan. Pikërisht për këtë arsye duhet të bëhen analiza dhe Ministria e Bujqësisë është në procedurë të ndryshimit të metodologjisë se si shpërndahen subvencionet sepse harxhojmë para jashtë normales për diçka që nuk jep efekt, çmimet vazhdojnë të rriten dhe tek ne problem janë prodhimet bujqësore të cilat për fat të keq nga viti në vit kemi më pak prodhim bujqësor dhe më shumë import”, tha Gordana Dimitrieska Koçovska – Ministre e financave./ Alsat.mk