Tetovë, BDI: Shpërdorime në Shkollën e Mjekësisë

Tetovë, BDI: Shpërdorime në Shkollën e Mjekësisë

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Këshilltari i BDI-së Komunën e Tetovës, Liridon Disha akuzon drejtorin e shkollës së mesme të mjekësisë për mungesë transparencë për harxhimet dhe hedh dyshime për shpërdorim të buxhetit të shkollës, shkruan Alsat.

Me përgjigje të menjëhershme kanë dalë nga Sektori për Arsim i komunës së Tetovës.

Nazmi Dauti nga ky sektor është përgjigjur se ky borxh nuk është vetëm i shkollës së mesme të mjekësisë por i gjithë shkollave të mesme dhe ka të bëj kryesisht me transportin e nxënësve, me ç’rast bartës i këtij tenderi është shkolla e mesme e mjekësisë.

“..të gjitha shkollat e mesme dhe fillore kishin sjellë planet vjetore dhe ne i miratuam në këshill komunal, por për fat të keq nuk kishte përfaqësues nga shkolla e mesme mjekësore, dhe tentuam të bëjmë pyetje por nuk ishin aty. Kreu  i komunës doli në foltore por nuk dha përgjigje i iku përgjigjes se përse shkolla e mesme mjekësisë sot është në borxh prej 500.000 eurosh”, tha Liridon Disha, Këshilltar komunal.

“Me përgjegjësi të plotë demantoj se asgjë nuk është e vërtetë. Borxhi total në emër të gjitha shkollave të mesme është 11 milion e 402 000 denar. Ky borxh lidhet me problemin e gjimnazit “Kiril pejçinoviq”. Me datë 28 maj 2023, në shkollën tonë është bë revizion i rregullt nga komuna dhe gjithçka është konform Ligjit. Disha dhe mediat lirisht le të parashtrojnë kërkesë te komuna dhe ta marrin raportin e revizionit për shkollën”, tha Binas Pajaziti, drejtor i Sh.M.M. “Nikolla Shtejn”./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button