Kodi zgjedhor / Gashi: Të flitet për gjithçka, jam për lista të hapura

Kreu i Kuvendit Afrim Gashi, në takim me gazetarët, nuk komenton idesë fillestare për formimin e grupit të punës për Kodin zgjedhor në Ministrinë e Drejtësisë, në vend se në Kuvend. Sipas tij, është konstatuar se Ministria e Drejtësisë gjithmonë ka qenë bartëse e këtij procesi. Ai nuk ka qëndrim të caktuar për nevojën e hapjes eventuale të Kushtetutës, në rast se bëhen ndryshime më të mëdha në legjislacionin zgjedhor megjithatë vlerëson se duhet të flitet për të gjitha temat, përfshirë njësitë zgjedhore, pragun dhe ndryshimin e numrit të deputetëve. Gashi tha se për asnjërën nga këto tema nuk ka qëndrim të prerë dhe se do të mbështesë konsensusin e shumicës, përveç se për listat e hapura, të cilat vlerëson se duhet të zbatohen, për cilindo model zgjedhor.

Gazetare: Fatlume Dervishi 

LEXO EDHE:

Back to top button