Sezoni / Nga sot rikthehen gomat e verës

Gazetar: Avni Tahiri

Gomist Xhevati ka mbi 15 vite përvojë punë. Me përfundimin e detyrimit ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete në Maqedonia e Veriut, ai sot kishte me shumë punë se ditët tjera të zakonshme,

Klientët janë thuajse të njëjtë çdo vit, thotë Xhevati duke punuar, ndërsa puna i filloi që nga ora 7:00  e mëngjesit.

”Kemi më shumë punë pasi filloi ndërrimi i gomave të dimrit në ato pranverore-verore. Kemi shumë klient dhe janë këtu që nga ora 8:00 e mëngjesit e deri në ora 16:00. Keni më shumë punë se ditët tjera? Po, më shumë”, deklaroi Xhevati, gomist.

Vitin e kaluar, çmimet ishin më të ulëta se këtë vit, por përsëri nuk janë aq të larta, edhe pse në gomisterinë ku Xhevati punon, thotë se janë ndër më të lirët.

“Çmimet a janë të njëjta nga viti i kaluar? Jo, nuk janë, kemi pakës rritje. Sa kushton një balancim dhe ndërrim i gomave? Gomat 14 – 16 çmimi është 1600 denarë ndërsa për gomat 16 deri në 22, është 2400 denarë dhe ky është cmimi më i lartë. Shërbimet janë që, balancohen, ndërrohen ventilet, e deri në montim. Sa kohë të merr? Ndoshta për 20 minuta, së bashku me një kolegë tjetër”, tha Xhevati, gomist.

Gjatë periudhës nga 15 nëntori deri më 15 mars, drejtuesit e automjeteve duhej të kishin goma dimërore ose goma verore të shoqëruara me zinxhirë për borë.

Pas përfundimit të këtij afati, shoferët nuk janë më të detyruar ligjërisht të kenë këto pajisje. Megjithatë, autoritetet rekomandojnë përshtatjen e pajisjeve të automjeteve sipas kushteve të motit dhe gjendjes së rrugëve, veçanërisht në zonat malore ku mund të ketë ende borë ose ngrica./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button