“Axhibadem sistina” konfirmon për herë të katërt JCI-Akreditimin

Vazhdimësi të standardeve më të larta botërore të cilësisë dhe sigurisë

Spitali “Axhibadem Sistina” mori akreditimin e tij të katërt nga Joint Commission International (JCI), organizata më prestigjioze në botë për akreditimin e objekteve të kujdesit shëndetësor me standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë së pacientëve.

Me këtë akreditim të katërt, spitali konfirmon edhe një herë vazhdimësinë e tij në ruajtjen dhe promovimin e standardeve më të larta në kujdesin shëndetësor. Auditimi i spitalit u zhvillua nga data 23 deri më 26 shkurt dhe u krye nga një ekip ndërkombëtar ekspertësh të organizatës Joint Commission International, ku u vlerësuan në detaje të gjitha proceset klinike dhe administrative, strukturat organizative, shërbimet dhe procedurat që lidhen me sigurinë dhe trajtimin e pacientit.

Pas kontrollit të përfunduar, auditorët ishin unanim në mendimin se Spitali Klinik “Axhibadem Sistina” ofron kujdes të patëmetë për pacientët në përputhje me protokollet dhe standardet botërore dhe ka krijuar një sistem funksional, që lejon pacientët të ndihen të sigurt.

“Vazhdimësia në ruajtjen dhe promovimin e cilësisë së kujdesit ndaj pacientit është konfirmimi më i madh i seriozitetit të një institucioni shëndetësor. Kjo është arsyeja pse ne jemi krenarë, që arritëm të ndërtojmë një institucion që jo vetëm arrin, por edhe me kalimin e viteve ruan standardet më të larta ndërkombëtare për sigurinë dhe cilësinë. Është dëshmi se spitali ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm në të cilin pacientët kujdesen në mënyrë identike si në spitalet e tjera botërore, duke respektuar të njëjtat protokolle dhe udhëzime që zbatohen në qendrat më prestigjioze shëndetësore”, tha Dr. Emilija Mirçevska, drejtoreshë mjekësore.

ZBATIMI I STANDARDEVE JCI ËSHTË GARANCI PËR SIGURINË DHE KUJDESIN

Zbatimi i standardeve JCI nënkupton krijimin e proceseve të qarta, të matshme dhe të kontrolluara rreptësisht në secilin segment të punës. Ato bazohen në qëllimet ndërkombëtare të sigurisë së pacientëve, të cilat përfshijnë: identifikimin e saktë të pacientit, komunikimin efektiv dhe të strukturuar, rritjen e sigurisë gjatë përdorimit të barnave me rrezik të lartë, procedurat e besueshme dhe të sigurta kirurgjikale, parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve brenda spitalit, si dhe zvogëlimin e rrezikut të lëndimeve gjatë qëndrimeve në spital.

Në “Axhibadem Sistina”, këto standarde zbatohen plotësisht dhe integrohen në praktikën e përditshme. Spitali ka mbi 3.500 procedura, protokolle dhe formularë të shkruara, të cilat janë të detyrueshme dhe rishikohen dhe promovohen rregullisht.

“AXHIBADEM SISTINA” ËSHTË SPITALI I PARË NË RAJON ME KËTË AKREDITIM PRESTIGJIOZ

Me akreditimin e parë në vitin 2016, Spitali Klinik “Axhibadem Sistina” u regjistrua në hartën e spitaleve të akredituara të Joint Commission International (JCI) dhe u bë institucioni i parë shëndetësor në vend që vepron në përputhje me standardet e larta të sigurisë dhe cilësisë. Që nga akreditimi i parë e deri më sot, spitali ka investuar vazhdimisht në përmirësimin e proceseve klinike, edukimin e stafit dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor plotësisht të integruar, i cili vendos kritere të larta në kujdesin shëndetësor sipas standardeve botërore.

LEXO EDHE:

Back to top button