Kodi Zgjedhor, marrëveshje vetëm për kërkesat e ODIHR-së

Kryeministri Zoran Zaev bëri të ditur detaje nga grupet e punës për Kodin zgjedhor të cilat partitë deri tani i kanë mbajtur të fshehta. Sipas tij, deri tani partitë janë marrë vesh vetëm për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së por negociatat vazhdojnë për çështjet kryesore, listat e hapura për këshilltarë dhe modelin zgjedhor. Për këtë të fundit, sipas Zaevit, ka kohë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për zgjedhjet lokale opozita propozoi një rreth zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të komunave me census 30% nga numri i përgjithshëm i votuesve. Kjo duhet të miratohet ose të hidhet poshtë nga të gjitha partitë. Propozimi jonë janë listat e hapura sepse mendojmë se këshilltarët u detyrohen më shumë qytetarëve se sa partive të tyre politike. Opozita, nga ajo që dëgjova tani së fundmi, kërkon modelin e shumicës. Sipas nesh, ky është kthim pas por le të bisedojnë grupet dhe t’i dëgjojmë të gjitha argumentet. BDI-ja ka propozuar tre njësi dhe pastaj dëgjova tetë njësi zgjedhore. Shpresoj se të gjithë, para së gjithash dhe mbi të gjitha do të merremi vesh për përparimin e modeleve demokratike zgjedhore”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button