Kodra e Diellit, Ministri i Mjedisit nuk ka marrëveshje finale me kompaninë italiane se kush do ta financojë teleferikun

Kodra e Diellit, Ministri i Mjedisit nuk ka marrëveshje finale me kompaninë italiane se kush do ta financojë teleferikun

Gazetar: Ardit Ramadani

Çdo investim në Kodrën e Diellit që nuk përfshinë edhe ndërtimin e teleferikut që të çon deri atje është i kotë, kështu janë pajtuar ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini dhe kompania Techno Alpin, e cila zbarkoi në Maqedoninë e Veriut me idenë të investimit prej më shumë se 180 milion eurove në këtë qendër turistike, por sipas informatave, ata asnjë denarë nuk duan të investojnë pa u marrë vesh me autoritetet e vendit në lidhje me teleferikun i cili është jashtë funksionit nga viti 2001.

Nuredini për ALSAT thotë se aktualisht janë në bisedime në lidhje me atë se kush duhet ta financojë ndërtimin e teleferikut.

“ Këtu jemi duke biseduar se kush edhe si do të financohet ajo, a do të financohet nga investitori apo nga shteti, apo do të jetë e përbashkët. Pa gondolë, të jemi real nuk do të ketë as qendër për skijim, nuk është ideja ne me makina të shkojmë lartë, apo të krijojmë parkingje të reja në Kodrën e Diellit, ne duhet ta mbrojmë natyrën atje lartë dhe të ndërtohet gondola”, tha Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë.

Faza e parë e investimit ishte paraparë të fillojë këtë vit, megjithatë, duket se investitori ka kushtëzuar nënshkrimin e kontratës.

“Nëse do të ketë fillim të investimeve në kodrën e diellit, patjetër duhet të ketë edhe fillimi i ndërtimit të gondolës. Investitori nga fillimi ka thënë shumë qartë, për t’u zhvilluar Kodra e Diellit si qendër skijimi, do të duhet gondola, njëra dhe tjetra shkojnë bashkë. A e ka kushtëzuar investitori ndërtimin e gondolës me nënshkrimin e marrëveshjes?. Shiqoni, siç thashë më herët, ato kanë jo kushtëzuar por shprehë, që pa gondolë, resorti lartë nuk është i mundshëm, do të duhet të ketë gondolë, për rrezorin. Që i bije se nuk e nënshkruajnë kontratën nëse nuk ka marrëveshje për gondolën? “Se kemi biseduar se a do ta nënshkruajnë a jo, por unë vet e them si person që vijnë nga sektori i financave, që pa gondolë nuk funksionon as tjetra”, shtoi ai.

Përveç kësaj, për tu realizuar ky investim duhet që fillimisht shteti të hartojë një ligj të ri për investime strategjike dhe paralelisht me të, të përgatitet marrëveshja me kompaninë Techno Alpin, kjo mund të zgjasë me muaj por në qoftë se nuk ka dakordësim, edhe me vite.

Ndryshe, në planin e investimit kjo kompani planifikonte që prioritet t’i jep ndërtimit të sistemit për borë artificiale, ndërtimin e 600 vendeve të reja për parkim, dy shtigje të reja skijimi, ndërtimin e dy hoteleve si dhe dy teleferikëve të rinj me gjashtë deri në tetë ulëse./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button