Kokoshkat kanë benefite shëndetësore, lexoni disa prej tyre

Kokoshkat kanë benefite shëndetësore, lexoni disa prej tyre

Në pyetjen se a janë kokoshkat të mira për shëndetin, mund të themi se varet nga vaji i përdorur, çdo erëz e shtuar si dhe ndoshta nga vetë kokrra e misrit. Misri (madje edhe në formën e tij të skuqur) është një drithë i plotë dhe drithërat janë një burim i rëndësishëm i vitaminave, mineraleve, fibrave dhe antioksidantëve që luftojnë sëmundjet kryesore.

Hulumtimet sugjerojnë se marrja e drithërave të plota lidhet me një jetë më të gjatë, më pak inflamacion dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, kancerit, diabetit etj. Në përdorimin e kokoshkave ka rëndësi mënyra se si ato përgaditen dhe çfarë vaji përdoret. Vajrat më të mirë janë yndyrat e pangopura anti-inflamatore (MUFA), të shëndetshme për zemrën, veçanërisht vaji i avokados dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër. Ndërsa, vaji si ai i sojës dhe i lulediellit po ashtu i farave të pambukut priren të jenë pro-inflamator.

Sipas nutriconistëve edhe erëzat kanë një rol të rëndësishëm në këtë aspekt. Në kokoshkat e paketuara, erëzat mund të jenë të thjeshta si kripa e detit dhe piper i zi. Ose përbërësit mund të përfshijnë përbërës të zakonshëm të qumështit, të tilla si gjalpë dhe djathë, ndërsa disa kokoshka janë të bëra me sheqer ose ëmbëlsues të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button