Kolumbia dhe SHBA-të ranë dakord për “pranimin e pakufizuar” të imigrantëve nga Kolumbia

Kolumbia dhe SHBA-të ranë dakord për “pranimin e pakufizuar” të imigrantëve nga Kolumbia

Gazetare: Xhesika Sallahi

Kolumbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord për “pranimin e pakufizuar” të imigrantëve nga Kolumbia.

Pas një situate tensionuese kërcënimesh tarifore mes presidentit amerikan Tramp dhe atij kolumbian Petro, dy shtetet ranë dakord që imigrantët kolumbianë do të lejohen të riatdhesohen “duke përfshirë në avionët ushtarakë amerikanë, pa kufizim apo vonesë”.

Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë dhe ministri i jashtëm kolumbian, i cili njoftoi gjithashtu se do të vizitojë zyrtarisht Uashingtonin për të përcjellë marrëveshjen.

“Qeveria e Kolumbisë informon se kemi kapërcyer bllokimin me qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Do të udhëtojmë në qytetin e Uashingtonit në ditët në vijim për të zhvilluar takime të nivelit të lartë për të ndjekur marrëveshjet e punës së përbashkët që çuan në shkëmbimin e notave diplomatike mes dy vendeve dhe dy qeverive. Ne do të vazhdojmë të marrim kolumbianë, gra kolumbiane dhe burra kolumbianë që kthehen si të dëbuar, duke u garantuar atyre kushte dinjitoze si qytetarë me të drejta”, tha Luis Gilberto Murillo, ministër i Jashtëm i Kolumbisë.

Mosmarrëveshja erdhi si pasojë e moslejimit të avionëve ushtarakë amerikanë me të dëbuarit kolumbian të ulej në Kolumbi, nga presidenti kolumbian. Më pas, Tramp urdhëroi “tarifa urgjente prej 25%” për të gjitha importet nga vendi që do të rriteshin në 50% brenda një jave, një “ndalim udhëtimi” për qytetarët kolumbianë dhe një revokim të vizave për zyrtarët kolumbianë në SHBA, duke cituar se këto masa do të ishin vetëm fillimi.

Megjithatë, gjatë natës, Shtëpia e Bardhë njoftoi se shtetet ranë dakord për pranimin e pakufizuar të emigrantëve. SHBA nuk do të nënshkruajë tarifat ose sanksionet ekonomike të urdhëruara nga Tramp “përveç nëse Kolumbia nuk arrin të respektojë këtë marrëveshje”. Kërcënimet e përshkallëzuara tregtare shënojnë herën e parë që Tramp ndërmori veprime të mëdha kundër një vendi tjetër lidhur me politikën e tij të imigracionit që kur mori detyrën javën e kaluar./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button