Koman vendos rekord historik, Nagelsmani i habitur me PSZH

Kingsli Koman festoi dy here në përballjen ndaj PSZH-së. Sulmuesi francez i Bajern Munihut shënoi golin e fitores kundër PSZH-së, në paraqitjen e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve dhe kaloi një moment historik prestigjioz. Asnjë lojtar në historinë e kompeticionit nuk kishte fituar kaq shumë ndeshje në 50 ndeshjet e para, ndërsa për Komanin fitoret janë në fakt 39!!!

Bajern Munihu arriti të pushtojë “Parces de Princes” duke mundur 1-0 PSG-në falë golit të Coman. Një rezultat që, në kuadër të ndeshjes së dytë, kënaq Julian Nagelsmann, trajnerin e bavarezëve, i cili megjithatë predikon qetësinë duke shuar entuziazmin e lehtë.

“Kemi luajtur shumë mirë në 25 minutat e para, nuk e prisnim që PSZH të ishte kaq pasiv. Ishte një pjesë e parë e mirë, si dhe fillimi i pjesës së dytë. Më pas ishte një ndeshje e luajtur goditje për goditje. Mundësi për të kaluar? Sigurisht që nuk është aq e lehtë. Pamë se çfarë ndodhi kur u fut Mbapè”, ishin  fjalët e Nagellsmanit për “TZ.de”.

LEXO EDHE:

Back to top button