fbpx

Kombëtarja e Kosovës zbret sonte në “Fadil Vokrri”


Në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova do të ketë sonte një test mjaft të vështirë, atë kundër Greqisë.

Të dyja skuadrat futen në këtë takim pas barazimeve të regjistruara në ndeshjet e para, dhe të dyja kanë vetëm një synim – fitoren.

‘Djemtë e Vokrrit’ vijnë me disa mungesa të rëndësishme, si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Benjamin Kololli e emra të tjerë.

Edhe Greqia ka mungesat e saj, mungesa që më së shumti vijnë nga reparti defensivë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë do të luhet me fillim nga ora 20:45.

LEXO EDHE:

Back to top button