Kombëtarja e Shqipërisë, do të përballet me Suedinë më 25 mars

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me kombëtaren e Suedisë në muajin mars. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshje me Federatën Suedeze që ky takim të luhet më 25 mars 2024.0

Takimi mes “kuqezinjve” dhe suedezëve do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, ndërsa orari thuhet se mbetet për t’u përcaktuar Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që dy ekipet kombëtare do të përballen në një ndeshje futbolli.

Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga “kuqezinjtë” me rezultatin 2-1.

Ndryshe, Suedia ka dështuar të kualifikohet për “Euro 2024”, pasi përfundoi e treta në Grupi F, ku kualifikimin e siguruan Belgjika dhe Austria.

LEXO EDHE:

Back to top button