Komedianja e njohur në fjalimin e saj përmend dy presidentet e Kosovës

Në mesin e tyre ishte edhe komedianja, producentja dhe prezantuesja e njohur, Michelle Wolf e cila u prezantua në shfaqjen “Bill Burr Presents: Friends Who Kill”. Wolf gjata shfaqjes ka kritikuar hapësirën që iu është dhënë gjinisë femërore në qeverisjen amerikane dhe për atë se si Kamala Harris është femra e parë zëvendëspresidente e ShBA-ve.

Michelle në fjalimin e saj ka marrë shembull Kosovën, që për 13 vite si shtet i pavarur tashmë ka patur dy femra presidente.

“Amerika është ndoshta vendi i fundit që ka femra në qeverisje, ajo madje nuk është as udhëheqëse, ajo mund të jetë vetëm nëse Biden fle më gjatë, Kosova është e pavarur prej 13 vitesh dhe deri tani kanë patur dy femra presidente”, ka thënë ndër tjera Wolf.

Kujtojmë që femra e parë presidente në Kosovë u zgjodh Atifete Jahjaga e cila udhëhoqi shtetin nga viti 2011 deri në 2016, ndërsa aktualisht në krye të vendit është një tjetër femër, Vjosa Osmani nga prilli i vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button