Komente në tuitter, Nejmar rrezikon pezullimin me dy ndeshje

Ylli i PSZH-së, brazilani Nejmar rrezikon të pezullohet dy ndeshje në Ligën e Kampioneve pas komenteve që shprehin pakënaqësi për penalltinë e Barcelonës ndaj francezëve dhe golin e Lionel Mesit nga 11 metra. Braziliani shfryu në “Tuitter” gjatë kohës që po ndiqte takimin mes katalanasve dhe parizienëve.

 

“Qeshni me këtë penallti! Gol m**i!”, shkroi 29-vjeçari në “Tuitter”.

Edhe pse ai e fshiu brenda pak momentesh postimin e tij, qëndrimi i shprehur ndaj gjykimit dhe komentet jo të përshtatshme mund të detyrojnë UEFA-n që ta përjashtojnë Nejmarin për dy ndeshje.

Barcelona fitoi penallti në minutën e 27-të kur Frenk De Jong u rrëzua me këmbët e veta gjatë një aksioni në zonën e PSZH-së. Edhe pse pamjet treguan se mesfushori holandez u rrëzua vetë, për arbitrin Bjorn Kuipers ishte 11-m. Megjithatë, PSZH-ja arriti ta përmbyste sfidën dhe fitonte me rezultatin e thellë 1-4.

LEXO EDHE:

Back to top button