Mësimi online nuk i ka dhënë rezultatet e pritura

Vetëm 35,9% e nxënësve janë shprehur të kënaqur nga mësimi në distancë, derisa 30% e nxënësve nuk janë testuar asnjëherë gjatë mësimit online. 22% e nxënësve nuk ndjehen të sigurt gjatë kohës që mbajnë mësim online ndërsa gjatë mësimit ka ndodhur që të kyçen persona të cilët nuk janë pjesë e asaj klase. Një pjesë e nxënësve madje janë ankuar se të dhënat e tyre janë keqpërdorur derisa kanë qenë të kyçur në mësim online. Këto janë disa nga rezultatet e hulumtimit “Mësimi në distancë apo distancim nga mësimi” i realizuar nga shoqata Liderët për edukim, aktivizëm dhe zhvillim dhe Fondacioni Konrad Adenauer.

Në 20% të rasteve, janë kyçur nxënës të cilët nuk janë pjesë e klasës. 22% e nxënësve nuk ndjehen të sigurt gjatë mësimit online. 5% e rasteve, nxënësit ose kanë qenë viktimë ose kanë qenë dëshmitarë të keqpërdorimit të të dhënave personale dhe kjo më së shumti ka ndodhur përmes fotografimit , bërje e screenshoteve të cilat janë shpërndarë në grupe private dhe janë keqpërdorur personat të cilëve iu janë marrë të dhënat -deklaroi Ivan Jovanov, autor i Analizës.

Mësimi nga distanca në vete sjell sfida jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por dhe në Gjermani dhe në gjithë botën. Të gjithë ne kemi mundësi të mësojmë njëri nga tjetri dhe në bazë të analizave të vazhdueshme të shohim në cilin drejtim mund të përmirësohemi – tha Daniel Braun, Fondacioni Konrad Adenauer.

Analiza është realizuar në periudhën nga 25 dhjetori 2020 deri më 15 janar 2021. Ndërsa janë anketuar 390 mësimdhënës dhe 763 nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Maqedonia.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button