Komisioni i përbashkët për çështje historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vazhdoi diskutimet edhe sot
Komisioni i përbashkët për çështje historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vazhdoi diskutimet edhe sot

Komisioni i përbashkët për çështje historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili u formua si rezultat i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë në gusht të vitit 2017-të vazhdoi diskutimet edhe sot. Historiani bullgar Angell Dimitrov, deklaroi se është diskutuar për çështjen e prezantimit të Kryepeshkopatës së Ohrit në shekullin e 11. Dimitrov tha se komisioni do të vazhdojë aty ku e ka lënë me përbërjen e kaluar të palës maqedonase. Ai shpreson që të ketë vullnet të mirë që të gjendet gjuhë e përbashkët
“Nuk filluam punë më konkrete. Filluam disa bisedime të cilat janë shumë të gjata deri më tani rreth prezantimit të Kryepeshkopatës së Ohrit në shekullin 11. Pasi kolegëve tanë u duhet kohë që të hyjnë në atë problematikë, vendosëm që ta lëmë për takimin e ardhshëm që do të mbahet në Sofje”, tha Angell Dimitrov, historian bullgar.