Komiteti Olimpik i Kosovës, me mesazh të qartë ndaj futbollistëve

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përcjell një mesazh përmes platformës ‘Tëitter’. Ditëve të fundit, vendimet e disa lojtarëve për të mos luajtur me fanellën e kombëtares së Kosovës kanë nxitur debate të shumta. Emra të ndryshëm kanë vendosur të zgjedhin kombëtare si Zvicra, Shqipëria, e më herët edhe Suedia.

Një reagim lidhur me këto ngjarje pati lojtari i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Duket se në të njëjtën temë qëndron edhe Komiteti Olimpik i Kosovës. Në faqen zyrtare në ‘Tëitter’, NOC Kosova ka publikuar një fotografi ku shihet një koreografi e “Dardanëve”.

“Qysh kur dielli ngrohë këtë tokë, ne jemi këtu. Kosova zgjedhje zemre, jo zori”, thotë mesazhi.

Duket se adresa është e qartë, ndonëse Komiteti Olimpik i Kosovës, nuk ka lënë ndonjë mbishkrim, përveç dy zemrave, njëra e verdhë e tjetra e kaltër, që simbolizojnë ngjyrat e flamurit të Kosovës./Lajmi

LEXO EDHE:

Back to top button