Komiteti për Imunizim: Vaksinat antikovid do të duhet të merren çdo sezon

Vaksinat anti-kovid herët a vonë do të arrijnë, por imunizimi i popullsisë nuk do të jetë i përhershëm. Ky është konstatimi i Odës së mjekëve dhe Komitetit nacional për imunizim. Sipas tyre, vaksinat do të japin imunitet për një periudhë 6-9 muaj dhe pastaj qytetarët sërish janë të ekspozuar nga infektimet e varianteve të reja të virusit korona. Kryetarja e këtij Komiteti, Aleksandra Grozdanova tha se këto vaksina duhet të modifikohen çdo vit që të merren rregullisht, sikurse për gripin sezonal.

Sipas studimeve klinike dhe ato që shohim në vendet që kanë marr vaksina, imuniteti zgjatë 6-9 muaj me efektin mbrojtës të rritjes së antitrupave. Për shkak tu mutacioneve të virusit që Sars-cov-2 bëri si lloji britanik dhe tani afrikan, pritet që të inkorporohen në fazat e ardhshme të vaksinave të reja – tha Aleksandra Grozdanova, Kryetare e Komitetit për imunizim.

Nga Oda e mjekëve thanë se rreziku për infektim është edhe te pacientët pasi të marrin dozën e parë ku pas 21 ditësh duhet të marrin dozën e dytë. Drejtoresha e kësaj Ode Kalina Grivçeva potencoi se edhe 10 ditë pas marrjes së dozës së dytë duhet të kihet kujdese deri në krijimin e antitrupave në gjak. Por, Oda e Stomatologëve ka kërkesa specifike, pasi dentistët fillimisht u lanë për vaksinim në fazë të dytë. Kreu i kësaj ode Marjan Denkovski tha se kjo u përmirësua meqë stomatologët janë të ekspozuar direkt me pacientë asimptomatikë nëpër ordinanca. Interesimi i tyre është mjaft i lartë për tu vaksinuar.

Të gjithë punonjësit shëndetësor shkojnë në valën e parë të vaksinimit, pa ndarje së bashku me Qendrat Kovid së bashku dhe me farmacistët, stomatologët dhe mjekët amë. Ne nuk jemi të kyçur në sistemin “Termini Im” përmes Odës Stomatologjike kryhet edhe paraqitja e të gjithë Stomatologëve të interesuar. Për më pak se 15-16 orë u lajmëruan rreth 300 ambulanca për vaksinim, ato janë mbi 600-700 persona të cilët punojnë në sektorin e stomatologjisë – tha Marjan Denkovski, Kryetar i Odës Stomatologjike.

Sipas protokolleve për marrje të vaksinave, në fazën të parë nuk do të ketë testime as serologjike e as me tampon para vaksinimit. Sipas evidencës prej kur se filloi pandemia mbi 92 mijë qytetarë të prekur nga ky virus nuk do të jenë në listën me prioritet. Por, kjo situatë ka krijuar konfuzion sepse një pjesë e pacientëve që e kanë kaluar kovidin që në muajt e parë tani janë pa imunitet kundër varianteve të reja të virusit. Shumë prej tyre janë në kategoritë e rrezikuara me sëmundje kronike.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button