Kompania kanadeze e ëmbëlsirave ofron pagë vjetore prej 100 mijë dollarëve, ja çka duhet të bëjë kandidati

Kompania kanadeze e ëmbëlsirave ofron pagë vjetore prej 100 mijë dollarëve, ja çka duhet të bëjë kandidati

Një ofertë të parezistueshme për vend të lirë pune e ka publikuar dyqani kanadez online i ëmbëlsirave Candy Funhouse, që po kërkon një punonjës që nga kolltuku do të shijonte mbi 3.500 bonbone në muaj, për një pagë vjetore prej 100 mijë dollarëve kanadezë.

Puna e tij apo e asaj do të jetë menaxhimi i politikave të Funhouse, dhe të mbikëqyrë tre punonjës që do të ishin ekspertë të sheqerkave.

“Në fillim të vitit të kaluar janë kërkuar ekspertë të bonboneve, degustues i shijeve origjinale”, tha për AFP, Vanessa Janakijevksi-Rebelo, zëdhënëse e Candy Funhouse.

Në këtë konkurs mund të lajmërohen të gjithë ata që jetojnë në Amerikën Veriore, dhe i ka të paktën pesë vite që jeton atje.

Candy Funhouse thotë se deri më tani ka pranuar mbi 100 mijë aplikacione, shumica prej tyre ishin nga të rriturit, por ka pasur edhe rreth 25 për qind që ishin fëmijë.

LEXO EDHE:

Back to top button