Kompanitë i dorëzojnë shpenzimet në KRRE

Kompanitë i dorëzojnë shpenzimet në KRRE

Gazetar: Ile Petrevski

Maqedonia duhet t’i paguajë gati 21,5 milionë euro ish-kompanisë greke Hellenic Petroleum, sepse vendi e humbi kontestin para Gjykatës së Arbitrazhit në Paris. Bartëse e padisë është tashmë kompania Elpet, po nga Greqia, e cila kërkon dëmshpërblim prej 42 milionë eurosh për mosrespektim të marrëveshjes së shitblerjes së rafinerisë OKTA, të lidhur në vitin 1999. Gjykata në Paris vendosi se dëmi nga blerja vjetore e parealizuar e mazutit nga viti 2008 deri në vitin 2011 është sa gjysma e asaj që kërkohet. Qeveria prej ditësh është në dijeni të aktgjykimit, por thonë se ekipi ligjor është duke e analizuar aktgjykimin dhe gjatë periudhës së ardhshme do të njoftojnë se si do të veprojnë.

“Mund të përmend se edhe kjo shumë mund të jetë objekt i korrigjimeve apo negociatave të mëtejshme, siç është bërë në vitin 2008 kur është arritur marrëveshja e rrafshimit. Shuma e dhënë nga Parisi u ul me rreth 40 për qind”, Viktor Andonov, Këshilltar i Qeverisë për Energjinë

U prononcua edhe ish-kryeministri Lubço Georgievski, në kohën e të cilit OKTA iu shit Helenik Petroleum. Ai thotë se shkak i dënimit është shkëputja e njëanshme e kontratës me kompaninë greke.

“Një vit para skadimit të monopolit pesëvjeçar, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut u deklarua kompetente për ndërprerjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, edhe pse në të gjitha rastet e tjera të marrëveshjeve ndërkombëtare që Maqedonia ka lidhur është shpallur jokompetente”, Vizard- Lubço Georgievski- ish kryeministër.

Ndryshe, kontrata e dëmshme për shitjen e rafinerisë së Shkupit tek kompania greke Helenik ka qenë e vlefshme deri në maj të vitit 2019, deri kur, përveç dispozitës për blerjen e mazutit, vlente edhe metodologjia për përcaktimin e çmimit të derivateve të naftës, e cila përmbante një numër të madh avantazhesh për palën greke. Ndryshe, rafineria e Shkupit, OKTA e tashme, nuk funksionon që nga viti 2011, që nga koha kur aktiviteti primar ishte tregtia me derivatet e naftës. OKTA aktualisht mban 70 deri në 80 për qind të tregut të derivateve maqedonase. Sipas marrëveshjes së blerjes, Maqedonia kishte për obligim që çdo vit të blinte 500 mijë tonë naftë, që është sasi e madhe që nuk ka ku të përdoret./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button