Kompletohet Prokuroria për Krim të Organizuar, Këshilli rizgjodhi pesë prokurorë

Gazetar: Igor Stefanovski

Këshilli i Prokurorëve ka plotësuar më në fund pesë vendet vakante, në Prokurorinë kundër krimit të organizuar, shkruan Alsat.

U zgjodhën të njëjtët prokurorë, mandatet e të cilëve për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin u skadoi në janar. Kreu i këshillit tha se ata duhet ti përfundojnë rastet e nisura.

“Shumica, katër kandidatë janë me një mandat, që do të thotë se është një periudhë e shkurtër për ta përfunduar atë që kanë nisur, ndaj është mirë që të kenë mandat të dytë për ta përfunduar. Nuk e kam përmendur rastësisht se duhet të ketë forca të reja, që do të thoshin për të ardhmen, sepse po të ishte qëllimi i kuvendit që ajo prokurori të kishte të njëjtit njerëz, do ta kishte parashikuar me vetë ligjin”, tha Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Prokurorja Suzana Mirçevska Kuzmanovski, do ta marrë mandatin e tretë në krimin e organizuar. Ajo u zgjodh me 18 pikë, nga maksimumi 25, ndonëse kishte kandidatë me më shumë pikë se ajo. Sipas Këshillit të Prokurorisë, puna në Krimin e organizuar dhe në prokuroritë e tjera nuk mund të vlerësohet njësoj, sepse bëhet fjalë për peshë të ndryshme të rasteve. Është rizgjedhur edhe prokurorja Valentina Bislimovska, e cila ka ndryshuar aktakuzën për rastin “Mitmarrja” në kërkimin e ryshfetit, ndërsa Zaevi mori aktvendim lirues, për mosdëshmim të veprës. Këshilli i Prokurorisë rizgjodhi edhe prokuroret Ivana Trajçeva, e cila përfaqëson “Lidhjen Ndërkombëtare” dhe “Softverët” e Rashkovskit, si dhe Marija Gjorgjieva dhe Engjellusha Kadriu Lleshi. Nuk u zgjodh prokurori i Gostivarit Arsim Ademi, i cili ra në ujdi me të pandehurin Zoran Milevski Kiçeec për aksidentin në afërsi të Strazhës, me pasoja fatale për gjysmë viti burg. Por, pavarësisht kësaj, prokurori Ademi është vlerësuar me më së shumti pikë. Nuk u zgjodh as prokurorja Elizabeta Josifovska, me gjithë numrin e madh të pikëve që mori. Ajo ka punuar si prokurore në Prokurorinë e shuar Speciale Publike.

Prokurorë të zgjedhur
Marija Gjorgjeva 24 pikë
Valentina Bislimovska 18 pikë
Engjëllushe Kadriu Lleshi 24 pikë
Ivana Trajçeva 25 pikë
Suzana Mirçevska Kuzmanovaka 18 pikë

LEXO EDHE:

Back to top button