Komplimenti nga Luis Enrike, ngrit çmimin e marokenit

Shumë lojtarë marokenë që nuk ishin të njohur më parë, falë performancës individuale dhe asaj në ekipin e Marokut, kanë fituar simpatinë e shumë klubeve europiane. Një prej tyre është Azzedine Ounahi, i cili shkëlqeu në mesfushën e trajnerit Valid Regragui, madje në sfidën kundër Spanjës fitoi edhe komplimentat e Luis Enrikes.

Për Ounahi që aktivizohet me Anzhersin në Ligue 1, ka interes nga ana e Lesteri, Uest Hemi dhe Volverhemptoni që janë të gatshëm të paguajnë deri në 20 milionë paund për shërbimet e 22-vjeçarit.

Nga ana tjetër, Anzhers pretendon 40 milionë, teksa francezët synojnë të shfrytëzojnë momentin që lojtari i tyre është në qendër të vëmendjes, por edhe faktin se me të kanë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

LEXO EDHE:

Back to top button