Flaka Krelani merr nënshtetësinë e Amerikës

Flaka Krelani merr nënshtetësinë e Amerikës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka tash e sa vjet që është larguar nga Kosova.

Ajo është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka nisur një jetë të re, larg karrierës së saj prej një muzikanteje të zhanrit ‘rock’ në Kosovë.

E këto ditë, këngëtarja me origjinë nga Gjakova është shpërblyer me nënshtetësi amerikane dhe lajmin e dha vet ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Duke ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram disa fotografi, Flaka bëri me dije se është pajisur me pasaportën e ShBA-së, pas më shumë se dy vitesh shpërngulje përtej oqeanit.

Ajo theksoi se këtë status ka arritur ta marrë falë karrierës së saj, pasi Amerika e ka vlerësuar faktin se ajo është një muzikante e suksesshme e tregut.

“Me e dëshmu që je artiste në vendin tënd – për të të vlerësuar e për t’u bërë banore në vend të huaj! Amerikë, ta hëngsha zemrën”, ka shkruar Flaka në Instagram

Që nga largimi i saj, Flaka ka qëndruar pasive në aspektin e prurjeve muzikore, megjithatë ende nuk dihet nëse ka planifikuar të publikojë diçka të re për fansat e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button