Komplot në Brazil, tentohet atentat me bombë për të ndaluar inagurimin e presidentit

Komplot në Brazil, tentohet atentat me bombë për të ndaluar inagurimin e presidentit

Policia në Brazil ka arrestuar një person, i cili dyshohet se do të shpërthente një makinë bombë për të krijuar panik përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Luiz Inácio Lula da Silva.

Burri e kishte vendosur bombën në një kamion që transportonte karburant pranë aeroportit në Brasilia, por lënda plasëse nuk shpërtheu, njofton policia.

Sipas BBC, i dyshuari u tha oficerëve se e kishte hartuar planin në bashkëpunim me mbështetësit e tjerë të presidentit në largim Jair Bolsonaro.

Policia është duke vijuar hetimet për të zbuluar pjesëmarrësit e tjerë në këtë akt të rëndë.

I dyshuari 54-vjeçar u tha hetuesve se kishte ardhur në Brasilia më 12 nëntor për të marrë pjesë në protestat jashtë selisë së ushtrisë.

Kujtojmë se mbështetësit e presidentit Bolsonaro kanë demonstruar atje për javë të tëra, duke kërkuar që forcat e sigurisë të ndërhyjnë për të parandaluar që pasardhësi i tij i zgjedhur, Lula, të marrë detyrën.

LEXO EDHE:

Back to top button