Komuna e Çairit mohon pretendimet e drejtoreshës së shkollës “Penko”
Komuna e Çairit mohon pretendimet e drejtoreshës së “Penkos” se pranimi i nxënësve në këtë shkollë përbën rrezik për zvogëlimin apo mbylljen e paraleleve në shkollat e Çairit. “Regjistrimi i nxënësve në territorin e Komunës së Çairit po zhvillohet sipas planifikimit dhe nuk është evidentuar trend i zvogëlimit të numrit të nxënësve. Për vitin shkollor 2026/2027, numri i paraleleve në klasat e para është brenda planifikimeve dhe në nivel të ngjashëm me vitet paraprake. Prandaj, aktualisht nuk ka indikacione për rrezik të mbylljes së paraleleve për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve” thekson Komuna e Çairit./Alsat.mk.








